Personalizo tani

Zgjidhni kombinimin tuaj nga 5-7 karaktere!

0/7

Krijoni kombinimin e dëshiruar dhe rezervoni targën!

Pyetje të shpeshta

  • 1. Karakteret e lejuara që mund të përdoren në Targat e Personalizuara
    1. 1. Karakteret alfabetike (shkronjat): A; B; C; D; E; F; G; H; I; J; K; L; M; N; O; P; Q; R; S; T; U; V; X; Y; W; Z.
    2. 2. Karakteret numerike: 0; 1; 2; 3; 4; 5; 6; 7; 8; 9.
    3. 3. Kombinimet mes karaktereve alfabetike dhe numerike, si dhe formatet e lejuara të targave të personalizuara, përcaktohen në vijim:
    Karaktere Shkronja Numra Formati
          520x112 305x153 360x100
    7 karaktere 2 5 Po Po Po
    3 4 Po Po Po
    4 3 Po Po Po
    5 2 Po Po Po
    6 karaktere 2 4 Po Po Po
    3 3 Po Po Po
    4 2 Po Po Po
    5 karaktere 2 3 Po Po Po
    3 2 Po Po Po
    Në kombinimet e targave të personalizuara mund të përdoren karakteret zëvendësuese si më poshtë:

     

    Numra 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 11 12 13
    Shkronja O ose D I ose L R ose Z E A S G T B g H, N ose LL R B

  • 2. Kufizimet për kombinimet e karaktereve të Targave të Personalizuara
    • Për targat e personalizuara me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere alfabetike (shkronja, për të formuar kombinimin e targës;
    • Për targat me 5, 6 dhe 7 karaktere, është e detyrueshme të përdoren jo më pak se 2 (dy) karaktere numerike, për të formuar kombinimin e targës;
    • Numri maksimal i lejuar i karaktereve identike (alfabetike ose numerike), të vendosura në sekuencë të njëpasnjëshme, do të jetë 4 (katër);
    • Numri maksimal i kombinimeve me seri të përsëritura, nuk mund të jetë më shumë se 2 (dy) seri (si p.sh. X0X0, ABAB, etj.);
    • Shkronja “O” dhe numri “0”, si dhe shkronja “I” dhe numri “1”, të cilat pasqyrojnë ekuivalencë, nuk mund të vendosen në mënyrë të njëpasnjëshme në të njëjtin kombinim, për shkak të vështirësisë në interpretimin e targës;
    • Çdo simbol që nuk është shkronjë ose numër (si për shembull “-”, “.”, “@”, “#”, “$”, “&”, etj.);
    • Kombinimet që imitojnë formatet e targave të përdorura në të shkuarën, si për shembull “TR 0000 A”;
    • Kombinimet sipas formatit aktual të autoveturave, të cilat janë në përdorim ose përdorur më parë nga një mjet tjetër, pavarësisht nga lloji i mjetit  (si për shembull “AA 000 AA”, etj.). Formati aktual i përdorur për autoveturat me kombinimin e karaktereve “AA 000 AA” (dy shkronja - tre numra - dy shkronja) nuk do të lejohet për përdorim në targat e personalizuara deri në kombinimin AC 999 ZZ.
    • Kombinimet që imitojnë formatet e targave, sipas kategorive të përshkruara në tabelën nr. III në vijim, nuk do të miratohen si targë e personalizuar:
    • Kombinimet që kanë ngjashmëri me një targë të personalizuar të lëshuar më parë, kur ndryshon vetëm 1 (një) karakter numerik ekuivalent (imitues i shkronjave), nuk do të lejohen, pasi shkaktojnë vështirësi në identifikimin ndërmjet dy targave (për shembull, nëse një targë është lëshuar me një shkronjë "S" në kombinimin e saj dhe një kërkesë identike është paraqitur duke zëvendësuar vetëm shkronjën "S" me një "5", ajo targë nuk do të miratohet. Nëse kombinimi i kërkuar përmban më shumë se një numër/shkronjë zëvendësuese, nuk do të ketë pengesë për pajisjen me targë, për sa kohë respektohen të gjithë kriteret e tjera. Për ilustrim, nëse është lëshuar një targë me kombinimin OFFICE, nuk do të pranohet një kërkesë për pajisje me targën OFF1CE, por mund të pranohet kombinimi 0FF1CE ose kombinimi OFF1C3).

     

    TARGA SIPAS LLOJIT DHE PËRDORIMIT TË MJETIT FORMATI
    Targa e mjeteve rrugore të shërbimit taksi AA 000 T
    Targa e motomjeteve AA 000
    Shenja dalluese e identifikimit (targë ciklomotori) C AA 000
    Targa provë e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore AA 0 PROV
    Targa provë e motomjeteve A 0 PROV
    Targa e përkohshme e mjeteve rrugore, rimorkiove, makinave bujqësore dhe teknologjike AA 0 PRK
    Targa e përkohshme për motomjetet A 0 PRK
    Targa e mjeteve rrugore të trupit diplomatik CD 0000 A
    Targa e motomjeteve të trupit diplomatik CD 00 AA
    Targa e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik TR 0000 A
    Targa e motomjeteve të shërbimit të trupit diplomatik TR 00 AA
    Targa e makinave bujqësore AA MB 00
    Targa e makinave teknologjike AA MT 00
    Targa e rimorkiove AA R 000
    Targa e rimorkiove bujqësore AA RB 00
    Targa e rimorkiove teknologjike AA RT 00
    Targa e mjeteve rrugore të policisë MB 000 AA
    Targa e motomjeteve të policisë MB 00 A
    Targa e mjetit të hershëm rrugor R 000 AA
    Targa e motomjetit të hershëm rrugor R 00 AA
    Targa e ciklomotorit të hershëm rrugor R 000 A
    Targa e mjetit të hershëm rrugor të koleksionit K 000 AA
    Targa e motomjetit të hershëm rrugor K 00 AA
    Targa e ciklomotorit të hershëm rrugor K 000 A
    Targat e automjeteve të shërbimit të konsujve të nderit HCC 0000

  • 3. Kufizimet në përmbajtjen e një Targe të Personalizuar
      1. Gjuhë fyese, e turpshme dhe zhargon përçmues:
    • Gjuhë fyese, vulgare, poshtëruese, e turpshme, etj.
    • Zhargon fyes (në çdo gjuhë), mesazhe përçmuese, etj.
      2. Figura politike, personalitete, zyrtarë dhe funksionarë të Shtetit:
    • Shprehje të opinionit politik, përkatësisë partiake apo përkatësisë në organizata/lëvizje politike të ndaluara (përjashtohen organizatat jofitimprurëse, jo-politike);
    • Mesazhe me kuptim negativ ose përçmues në lidhje me Shtetin dhe institucionet shtetërore;
    • Kombinimet që sugjerojnë në mënyrë të rreme përkatësinë ose përfshirjen në një institucion publik, trupa diplomatike (CD, HCC, etj.) dhe/ose organet e zbatimit të ligjit;
    • Referencë për figura apo personalitete të njohura;
    • Numrat e identifikimit të simboleve të punonjësve të policisë.
      3. Mesazhe dhune dhe veprimtarie kriminale:
    • Mesazhe ose kuptime që mund të lidhen me dhunën, si dhe me nxitjen e diskriminimit ose paragjykimit ndaj individëve;
    • Veprimtari të paligjshme ose kriminale të çdo lloji.
      4. Përmbajtje fetare:
    • Mesazhe fetare ose profane;
    • Përdorimi i figurave të adhuruara në fe të ndryshme, i titujve fetarë apo emërtimeve formale brenda fesë.
      5. Droga/alkooli:
    • Referencë për përdorimin ose shitjen e drogave të ligjshme ose të paligjshme;
    • Referencë për efektet e drogës ose alkoolit;
    • Fjalë të lidhura me alkoolin, duke përfshirë markat.
      6. Përmbajtje seksuale:
    • Mesazhe apo kuptime/nënkuptime seksuale.
      7. Diskriminimi i të drejtave të njeriut:
    • Mesazhe që shprehin përbuzje, tallje ose paragjykim të racës, fesë, origjinës etnike, prejardhjes, vendit të origjinës, shtetësisë, besimit, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, moshës, statusit social, statusit familjar, karakteristikave fizike, aftësisë së kufizuar ose përkatësisë politike.
      8. Qartësia dhe lexueshmëria për zyrtarët e zbatimit të ligjit:
    • Kombinimet që gjykohen të vështira për t’u lexuar/interpretuar. Këtu përfshihen edhe kombinimet me më shumë se 4 karaktere identike në sekuencë të njëpasnjëshme, seritë e përsëritura, ose kombinimet shkronjë + numër zëvendësues, të vendosura në sekuencë të njëpasnjëshme;
      9. Cenimi i të drejtave të pronësisë intelektuale, markave tregtare dhe emrave të artit:
    • Kombinimet e karaktereve në targë nuk duhet të cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale të palëve të treta, markat tregtare apo emrat e artit të personaliteteve publike;
    • Kombinimet që përfaqësojnë marka apo emërtime tregtare kombëtare apo ndërkombëtare do të lejohen vetëm për subjektet tregtare/personat fizik që mbartin të drejtat ligjore mbi atë markë/emërtim tregtar, sipas verifikimeve të regjistrit në QKB;
    • Kombinimet që përfaqësojnë një emër arti do të mund të porositen vetëm nga ai person që ka përdorur këtë emër në jetën publike/skenike.

  • 4. Klasifikimi i Targës së Personalizuar
     
    Në varësi të kombinimit të përzgjedhur, targat e personalizuara do të klasifikohen sipas mënyrës së shitjes, si më poshtë vijon:
      1. Me shitje të drejtpërdrejtë – Nëse kombinimi i përzgjedhur është i lirë dhe mesazhi juaj përputhet me kriteret e pranimit, do të mund të porosisni targën tuaj të personalizuar menjëherë.
    Targat me shitje të drejtpërdrejtë ndahen në:
    • targë e personalizuar Bazë;
    • targë e personalizuar Ekskluzive;
      2. Me ankand – Targat e personalizuara që do të shiten nëpërmjet ankandit, janë pjesë e Targave Premium. Këto targa janë pjesë e një liste me kombinime/mesazhe shumë të dëshirueshme. DPSHTRR do të rifreskojë dhe publikojë rregullisht listën e kombinimeve/mesazheve Premium që do të paraqiten në ankand, si dhe informacionet në lidhje me organizimin e ankandit.

  • 5. Aplikimi për t'u pajisur me Targë të Personalizuar
    Të drejtë aplikimi për t’u pajisur me targë të personalizuar ka çdo individ (i identifikuar me NID), dhe çdo subjekt (i identifikuar me NUIS aktiv), që ka në pronësi një mjet për përdorim vetjak, përfshirë këtu edhe mjetet në zotërim nëpërmjet formulave leasing, kredi bankare, etj. Aplikimi bëhet online, në adresën elektronike www.dpshtrr.al, ndërfaqe e miratuar për rezervimin e targës së personalizuar. Gjatë aplikimit, individi apo subjekti përcakton formatin e targës, bën përzgjedhjen e kombinimit të dëshiruar dhe plotëson të dhënat e detyrueshme në rubrikat përkatëse.
    Dosja e aplikimit merret në shqyrtim nga sektori përkatës, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Specialisti që merr në shqyrtim aplikimin vijon me verifikimet e nevojshme, përcakton tarifën dhe merr aprovimin për klasifikimin e targës së kërkuar nga Komisioni i Censurës.
    Nëse kërkesa i përmbush të gjitha kriteret e përcaktuara në Nenin 3 të kësaj Rregulloreje, specialisti jep aprovimin për vijimin e procedurës së pajisjes me targë të personalizuar. Aplikanti duhet të kryejë pagesën për tarifën e targës së personalizuar brenda 3 (tre) ditësh nga aprovimi i kërkesës. Nëse kjo pagesë nuk do të kryhet brenda afatit të përcaktuar, porosia do të anulohet. Targa e personalizuar do të prodhohet vetëm pas marrjes së konfirmimit të pagesës.
    Në rast se kombinimi i kërkuar bie në kundërshtim me kriteret e përmendura më sipër, aplikimi do të refuzohet nëpërmjet një përgjigje të argumentuar. Afati për trajtimin e aplikimit është 5 (pesë) ditë.

  • 6. Komisioni i Censurës
    Komisioni i Censurës ka si funksion kryesor konfirmimin e klasifikimit të kërkesave për targa të personalizuara, si dhe censurimin e kombinimeve që bien në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara në Nenin 3 të kësaj Rregulloreje. Komisioni i Censurës formohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm.

  • 7. Pajisja me Targë të Personalizuar
    Për të marrë në dorëzim targën e personalizuar, aplikanti duhet të ketë në pronësi (ose në zotërim nëpërmjet formulave leasing, kredi bankare, etj.) mjetin që do të pajiset me targën e rezervuar. Në rast se mjeti ka qenë i pajisur më parë me një targë të zakonshme, aplikanti duhet të dorëzojë paraprakisht këtë targë, për të marrë në dorëzim targën e re.
    Koha për prodhimin dhe shpërndarjen e targës në Drejtorinë Rajonale përkatëse është 10 (dhjetë) ditë nga momenti i konfirmimit të pagesës.
    Pas konfirmimit të pagesës, aplikanti ka të drejtë të marrë në dorëzim targën e tij të personalizuar në Drejtorinë Rajonale përkatëse brenda 1 (një) viti. Nëse rast se aplikanti nuk paraqitet për të marrë në dorëzim targën e tij brenda afatit, DPSHTRR ruan të drejtën të nxjerrë sërish në shitje kombinimin.

  • 8. Transferimi i Targës së Personalizuar
    Pagesa e tarifës për pajisjen me targë të personalizuar i mundëson blerësit të drejta ekskluzive mbi targën, si dhe transferimin e saj nga një mjet në tjetrin. Për të transferuar një targë të personalizuar është e detyrueshme që mjetet rrugore ndërmjet të cilave kryhet transferimi t’i përkasin së njëjtës kategori mjeti (për shembull, nga autovetura në autoveturë, etj.). Gjithashtu, transferimi mund të realizohet vetëm nëse mjeti që do të pajiset me targën e personalizuar ka vjetërsi më të ulët se mjeti tjetër, ose vlerë tregu më të lartë.
    Transferimi i targës së personalizuar mund të bëhet:
    • për rastet e ndryshimit të pronësisë, kur zotëruesi i targës së personalizuar shet mjetin me të cilin ishte lidhur ajo targë dhe dëshiron ta vendosë atë në një mjet tjetër;
    • kur zotëruesi i targës së personalizuar ka 2 ose më shumë mjete në pronësi dhe kërkon të kalojë targën e personalizuar tek një nga këto mjete.
    Ndalohet transferimi i targës së personalizuar në një mjet të çregjistruar në mënyrë të përhershme për të dalë jashtë përdorimi, tek një mjet historik Retro, ose tek një mjet i çregjistruar për eksport.
    Gjithashtu, ndalohet transferimi i targës së personalizuar tek një pronar tjetër.
    Në rastet kur mjeti i pajisur me targë të personalizuar shitet, dhurohet apo ndërron pronësi me ndonjë mënyrë tjetër të parashikuar nga Ligji, nuk do të lejohet ndërrimi i pronësisë së mjetit, nëse nuk është dorëzuar paraprakisht targa e personalizuar. Mjeti i shitur duhet të pajiset me targë të zakonshme për qarkullim dhe dokumente të reja qarkullimi.
    Targa e personalizuar duhet të dorëzohet pranë DPSHTRR, me kërkesë të zotëruesit të saj, ku do të ruhet për një afat 1 (një) vjeçar. Nëse individi apo subjekti tregtar që ka blerë fillimisht targën e personalizuar nuk e transferon atë tek një mjet tjetër në pronësi të tij brenda këtij afati, DPSHTRR ruan të drejtën ta nxjerrë sërish në shitje këtë kombinim.

  • 9. Riprodhimi dhe zëvendësimi i Targës së Personalizuar
    Për rastet kur verifikohet vështirësi në identifikimin e të dhënave apo pamundësi e plotë në leximin e targës së personalizuar, DPSHTRR do të vijojë me riprodhimin e prokatit dhe zëvendësimin e tij me të njëjtin kombinim. Zotëruesi i targës së personalizuar duhet të bëjë aplikimin në portalin www.dpshtrr.al.

  • 10. Tarifat e Targës së Personalizuar
    Për t’u pajisur me një targë të personalizuar, çmimi fillestar është ALL 100.000. Kjo vlerë ndryshon në varësi të mesazhit të përzgjedhur (numri i karaktereve, kombinimi, etj.).
    Targa e koleksionit Premium ka një çmim fillestar prej ALL 250.000. Vlera finale e targës përcaktohet nga ofertat e ndryshme në ankand.
    Pagesa e tarifës për pajisjen me targë të personalizuar ju mundëson të drejta ekskluzive mbi targën tuaj, si dhe bartjen e saj nga një mjet në tjetrin. Transferimi i targës së personalizuar në një mjet tjetër kushton 30.000 lekë (për çdo rast).

Rezervo Targën