Informacion mbi procedurën e Ankandit të datës 30.04.2024

Kriteret e regjistrimit të ofertuesve për shitjen e targave të personalizuara me ankand, datë 30.04.2024, ora 14:00 në Sallën Apollonia, Hotel “Hilton Garden Inn”.
  • Ofertuesi mund të marrë pjesë personalisht në ankand duke u identifikuar me ID ose i përfaqësuar me autorizim. Në rast se merrni pjesë si individ, Autorizimin për plotësim e gjeni bashkëlidhur ketij emaili. Autorizimi shoqërohet me dokument identifikimi të të dyja paleve. Në rast se merrni pjesë si subjekt, Autorizimi duhet të lëshohet nga administratori i biznesit me firmë dhe vulë.
  • Ofertuesit në ankand të jenë mbi 18 vjeç.
  • Ofertuesit që do të marrin pjesë në ankand, do të regjistrohen në ambientet e DPSHTRR, përpara se të fillojë ankandi dhe do të identifikohen me një kod/numër unik identifikues, të cilin do ta përdorin gjatë ankandit.
  • Verifikimi dhe plotësimi i dokumentacionit të Ofertuesit do të jetë i mundur nga ora 14:00 deri në 15:00.

Hapat që përcaktojnë rritjen e ofertës gjatë ankandit:
  • Hapi parë, fillon me rrumbullakosjen e vlerës fillestare, duke mos tejkaluar vlerën e përcaktuar për hapin e dytë.
  • Hapi dytë deri në të katërtin (të përfshirë), rritet me vlerën 5,000 (pesë mijë) lekë për hap.
  • Hapi pestë deri në të tetin (të përfshirë), rritet me vlerën 10,000 (dhjetë mijë) lekë për hap.
  • Hapi nëntë e në vijim, rritet me vlerën 20,000 (njëzet mijë) lekë për hap.
  • Fituesi shpallet ditën e zhvillimit të ankandit me ofertën më të lartë.

Për pjesëmarrjen në ankand është i nevojshëm regjistrimi duke plotësuar dhe dërguar me email në targaluksi@dpshtrr.gov.al dokumentet e mëposhtme:
  • Dokument identifikimi;
  • Autorizim dhe kartë ID e autorizuesit/ Autorizim nga subjekti në rast perfaqësie;
  • Pagesën e tarifës së regjistrimit me vlerën 1,000 (një mijë) lekë, e cila paguhet në çdo Drejtori Rajonale ose me bankë (sipas të dhënave të bashkëngjitura);
  • Një nga format e sigurimit të ofertës; Tarifa për sigurimin e ofertës është 20,000 lekë dhe paguhet në njërën prej dy formave:
    • Formular i sigurimit të ofertës lëshuar nga bankat;
    • Certifikatë garancie për sigurim oferte lëshuar nga shoqëri sigurimi të licencuara nga shteti.

Afati i vlefshmërisë së sigurimit të ofertës të jetë 7 (shtatë) ditë pune duke filluar nga data 30.04.2024.

Ofertuesit mund të marrin pjesë në një numër të pacaktuar ankandesh për targa të ndryshme, me sigurim oferte të vlefshëm. Tarifa e sigurimit do të kthehet në rastet kur ju nuk shpalleni fitues me një ofertë dhe në rastet kur ju shpalleni fitues dhe paguani tarifën për targën. Tarifa për sigurimin nuk kthehet në rastet kur ju shplalleni fitues me një ofertë dhe nuk vijoni me pagesën brenda 48 orëve.

Vlera fillestare për ankand do të jetë vlera përkatëse e publikuar online në web https://www.targaluksi.dpshtrr.al/ankand-show-sell për secilin kombinim targe.

Rezervo Targën